Termat dhe Kushtet e pergjithshme (AGB) Përfitimet e në bazë të Sigurimit të kompanisë Pikellimi GmbH
§ 1 Qëllimi i mbështetjes të shpënzimeve funerale
1. Ndihma dhe mbështetja të shpenzimeve për varrim është një institucion i kompanisë Pikellimi GmbH, organizuar me qëllim qe të ju ndihmojë anëtarëve dhe familjeve
të tyre dhe të marë përsipër shpenzimet për bartjen e kufomave.
§ 2 Kushtet paraprake për anëtarësim
1.Anëtar mund të bëhen ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç.
2. Të interesusi duhet të ket rezidencën e përhershme në territorin e Gjermanisë, vendet e Bashkimit Evropian (BE) ose në Zvicër dhe Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE).
§ 3 Pranimi
1.Pranimi në institucionin bëhet sipas kërkesës për aplikim me formularin e Pikellimit GmbH.
2. Aplikimit i bashkngjiten dokumentat e nevojshme dhe të domosdoshme dhe te njejtat duhet të dërgohen në adresën e kompanisë Pikellimi GmbH – Postfach 12 54 –
63552 Gelnhausen. Pranohen vetem aplikimet që jan plotësisht dhe të plotësuar me dhënat të personale dhe të pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
3. Nuk ka asnjë pretendim ligjor për pranimin e të interesusit. Kompania Pikellimi GmbH mund të refuzojë interesuesin pa arsyetim.
§ 4 Fillimi i mbrojtjes
Mbrojtja fillon vetëm kur:
1. Vërtetimi i mbrojtjes është dërguar me postë dhe kushtet e mëposhtme janë plotësuar:
2. Taksa e pranimit sipas §5 dhe kontributet e vitit sipas §6 janë të realizuara dhe ka skaduar periudha e kohës sipas § 4 Nr.3.
3. Fillimi i sigurimit pas 180 ditësh ose pas provimit/testimit pranues
4. Në rast se anëtari pas realizimit të pageses në një aksident ndron jetë, përjashtohet koha e skadimit sipas §4 Nr. 3.
§ 5 Taksa
1. Me pranimin e mbrojtjes duhet të realizohet taksa (Tarifë pranimi vetëm një here) drejt Pikellimit GmbH që janë stivosur sipas moshës në vijim:
18 – 29 Vjet / 0,00 Euro
30 – 49 Vjet / 49,95 Euro
50 – 54 Vjet / 399,95 Euro
55-59 Vjet / 899,95 Euro
Mbi 60 Vjet / Informacion vetëm për mbështetjen e klientit
2. Taksa e pranimit duhet të realizohet dy javë pas marrjes së faturës dhe vërtetimit mbrojtjes.
§ 6 Kontributet vjetor dhe kushtet e pagesës
1. Kontributet vjetore janë 119,95 Euro dhe paraprakisht nga çdo antar duhet të realizohen në kohë.
Kontributi vjetor pas pranimit duhet të realizohet dy javë pas marrjes së faturës dhe vërtetimit se mbrojtjes. Pas kësaj çdo vit, 3 ditë punë pas regjistrimit ne muajn e
vitin e kaluar.
2. Kontributet vjetore realizohen kryesisht direkt nga llogaria e anëtarsuesit pas autorizimi nga banka. Nëse banka refuzon kërkesën e Pikellimit GmbH anëtarsuesi do të
marrë përsiper kostot e shkaktuara.
3. Mbështetja e „Sigurimit“ përjashtohet nëse anëtari vonohet me pagesën më shumë se 1 muaj.
§ 7 Përfitueset nga mbrojtja
1.Personat që mbështen nga „Sigurimi“ janë:
a. anëtari dhe bashkëshorti-ja;
b. fëmijët e anëtarit të cilët nuk e kanë arritur ende moshën 18 vjeçare;
c. fëmijët e anëtarit që janë studente me kusht që ato te mos e kenë arritur akoma moshën 27 vjeçare ose që janë të pamartuar dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme;
d. fëmijët me aftësi të kufizuara të rëndë (50%) dhe të cilët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme (pa moshën e kufizuar);
e. personat e lartpërmendur humbin pa njoftim mbështetjen e „Sigurimit“ në qoftë se nuk plotesojnë kushtet të Nr. 1 a) deri d) kanë mundësi (p.sh. pas divorcit ose
mbushjen 18 vjeçare etj) të aplikojne për anëtarsim dhe mbrojtje me drejta të plota. Në situata të tilla përjashtohet taksa e regjistrimit ku vetëm realizohet pagesa e
kontributeve vjetore per vitin qe i përket.
§ 8 Mbështetja e anëtarit
1.Sapo anëtari ose të familja e tij, sipas kuptimit të §7, e njofton Pikellimin GmbH në një rast vdekjeje, „Sigurimi“ porosit një instuticion për bartjen e kufomave dhe
perfshirjen e shërbimive të mëposhtme:
a. kompletimi dhe realizimi i të gjitha çështjeve administrative;
b. përgatitja e trupit sipas rregullave të zgjedhur në aplikim;
c. transport i sigurtë deri në vendin e varrimit;
d. Trupi varroset në përputhje me standardet evropiane;
2. Familjes së të ndjerit nuk ju lejohet të angazhojnë ndonjë institution tjetër pa u konsultuar me Pikellimi GmbH. Në raste të tilla Pikellimi GmbH nuk do të merrë
shpenzimet përsipër.
3. Për ata që varrosen në territoin e Bashkimit Evropian, EEA ose në Zvicër, shpenzimet merren përsipër plotësisht deri 3.500 Euro.
4. Nëse një anëtar i Pikellimit GmbH ndron jetë në vendlindjen e tij, anëtaret e famlijes e tij marrin një shumë prej 500 Euro si ndihmë financiale.
5. Ata që ndrojnë jetë jashtë BE, EEA apo Zvicër mundet sipas dëshires të familjes të transferohen nga Pikellimi GmbH në vendet e BEs, EEAs ose në Zvicër. Sipermarja
e shpenzimeve në këto rastë është deri 3.500 Euro.
6. Në rast të një aborti (më pak se 500g) sipas ligjeve të vendit mbulohen shpenzimet e varrimit deri në 700 Euro.
7. Dokumentet që duhet të ju ofrohen institucionit për bartjen e kufomave: Kartela e identifikimit (ID), pasaporta, certifikata e vdekjes ose raporti i vdekjes, certifikata e
martesës (ndërkohësisht, përndryshe me përkthim në gjuhen gjermane) dhe vërtetim të mbrojtjes “Çertifikata e sigurimit”. Në rast se dokumentacioni i nevojshem nuk
i dërgohet në kohë Pikellimi GmbH, “Sigurimi” nuk e mer përsipër shpenzimet të tjera që i paraqet.
8. Në dështim të trafikut rrugor ose venesë të tjera që arsyetohen që nuk i takon “Sigurimit” (p.sh. për shkak të festave, vonesë apo dështimin e fluturimeve dhe institucionit
për barjten e kufomave), kompania Pikellimi GmbH nuk do përgjegjët ndaj anëtarit ose familjes së tij.
§ 9 Detyrim informacioni të anëtarit
1. Çdo anëtar është i detyruar të raportojë informacione në lidhur me anëtarët e familjes së tij te Pikellimi GmbH, tërësisht dhe me vërtetësi.
Pikellimi GmbH nuk përgjigjet në rast munges të informacioneve dhe dokumenteve.
§ 10 Ndërprerja e kontratës
1. Afati i kontratës është 5 vjet dhe zgjatet plus, një vit në qoftë se kontrata nuk është ndërprerë, në përputhje me kushtet e mëposhtme.
2. Kontrata e mbrojtjes ndërprehet nga dorëheqja, përjashtimi ose vdekja e antarit.
3. Çdo anëtar mund të ndërpresë kontratën në fund të vitit. Njoftimi duhet të jetë me shkrim dhe jo më vonë se 3 muaj para përfundimit të kontratës vjetore.
4. Mbrojta përfundon nëse kërkesat shqyrtohen në § 2 parag. 1-2 dhe aplikacioni nuk dorëzohen në kohë ose janë me vonesë.
5. Anëtari mund të përjashtohet nga kompania Pikellimi GmbH, veçanërisht kur:
a) i shkel ligjet të kompanies Pikellimi GmbH apo ndonjë të vendeve të tjera.
b) vonon kontributet vjetore 3 muaj mbas ftesës për pagesë.
6. Me ndërprerjen e kontratës humben të gjitha të drejtat dhe detyrimet e anëtarit për mbrojtje. Me këtë rast humbet rrikthimi i mjeteve të paguara.
§ 11 Dispozita të tjera
1. Vetëm formulari i aplikimit dhe termat dhe kushtet e përgjithshme (AGB) janë të vlefshme për kontratën. Marrëveshje verbale ose deklarata të tjera janë të pavleshme.
2. Nëse një ose më shumë dispozita të kësaj kontrate të “Sigurimit” janë ose bëhen të pavlefshme, vlefshmëria e dispozitave të tjera të kontratës mbesin të paprekshme.
3. Përjashtimi i përgjegjësisë: Në rast se vërtetohet që vdekja ka ndodhur si pasojë e një gjendjeje pandemike të shpallur paraprakisht nga shteti, shpenzimet e transferimit
nuk do të merren përsipër për shkak të kërkesave ligjore që rezultojnë në rast pandemie.
§ 12 Transferimi të dhënave, Ligj i fuqishëm dhe vendi juridik
1. Klienti e autorizon Pikellimin GmbH që ti përdorë të dhënat e tij personale për përdërim ne bazë të ligjit. Transferimi i dhënave për arsye komerciale ose për arsye të
tjera, nuk i lejohet Pikellimit GmbH.
2. Marrëdhënia juridike ndërmjet personit të siguruar dhe të kompanisë Pikellimi GmbH zbatohen kryesisht me ligjet e Gjermanisë.
3. Selia gjyqësore është në rajonin e Pikellimi GmbH.
AGB Deutsch.doc – Stand 11/2022