Pikellimi ka ekip te shkelqyer dhe eshte ne sherbimin tuaj sa here qe keni nevoj per ta Udheheqesit tane te ekipit jane me te miret ne fudhst e tyre Stafi i Pikllimit GmbH.

Për Ne

Pikellimi GmbH është një kompani gjermane e themeluar në vitin 2013 me seli në Gründau. Është pjesë e firmës Pikellimi- Transportgruppe, e themeluar prej njërit nga investitorët më të mëdhenj privat shqiptar dhe është aktive në Evropë që nga viti 1999. Specializimi i Pikellimi GmbH është sigurimi i parave të vdekjes përkatësisht sigurimi në rast të vdekjes për familjet. Duke marrë përsipër sigurimin në rast të vdekjes  mundësohet që vdekja e një anëtari të familjes të mos bëhet problem financiar për ata që lë pas. Shpenzimet e varrimit, taksat, shpalljet etj., shkaktojnë shpenzime të shumta, të cilat së bashku me barrën e rëndë emocionale të të gjallëve, bëhen një sfidë e madhe nëse sigurimi nuk është kryer në kohë. Kjo është pikërisht ajo që Pikellimi GmbH dëshiron të parandalojë. Përveç sigurimit të parave të vdekjes, Pikellimi GmbH merr gjithashtu përsipër organizimin e varrimit dhe të gjitha formalitetet, që për të gjallët do të thotë një lehtësim shtesë dhe lë më shumë kohë për t’u përqendruar në gjëra më të rëndësishme.

Pikellimi GmbH në veprimtarinë e vet fokusohet në një shërbim të shpejtë dhe të thjeshtë të orientuar drejt klientit. Klientët tanë mbështeten tek ne, pasi shërbimet tona janë një ofertë e volitshme,  transparente dhe gjithëpërfshirëse. Ne u ofrojmë klientëve tanë mbështetje të gjithanshme financiare dhe organizative, duke plotësuar të gjitha formalitetet dhe duke siguruar mbështetjen e duhur. Kjo e minimizon barrën shtesë për të gjallët dhe u garanton atyre mbështetje në rast të vdekjes  .

Në Pikellimi GmbH kujdesemi për të gjitha gjërat e vogla dhe i përballojmë të gjitha situatat e papritura. Nëse në familjen tuaj diçka ndryshon p.sh. ajo vazhdon të rritet ose nëse ajo dëshiron që në detajet e varrimit diçka të ndryshojë, të gjitha përshtatjet mund të zbatohen lehtësisht dhe pa asnjë përpjekje. Fëmijët sigurohen falas. Kontributet janë të volitshme: Për vetëm 89.95 * Euro në vit, ju dhe të gjithë anëtarët e familjes suaj jeni të mbrojtur. Nuk kërkohet kontrolli shëndetësor, gjë që për njerëzit e moshuar është një avantazh i madh. Përveç kësaj, Pikellimi GmbH merr përsipër transferimin e të ndjerit nga brenda Evropës deri në vendlindje. Me Pikellimi GmbH ju nuk duhet të shqetësoni më, dhe kjo duhet vlerësuar veçanërisht në kohë të vështira.

Avantazhet e sigurimit në rast të vdekjes  Pikellimi GmbH janë të dukshme. Përfshirja e detajuar:

  • Tarifa të ulëta
  • Pa kontroll shëndetësor
  • Pa kohë pritje
  • Pa tarifa pranimi **
  • Përmbarim i fiksuar dhe rezultate të garantuara, megjithatë ka mundësi për përshtatje!
  • Sigurimi falas i fëmijëve
  • Pa pjesëmarrje në fitim
  • Ndihmë e garantuar gjatë tërë periudhës
  • Mbrojtje gjatë tërë jetës
  • Mbrojtje ndërkombëtare në mbarë Evropën, përfshirë transferimin
  • Kryerje e të gjitha formaliteteve sipas nevojës
  • Marrja përsipër e të gjitha shpenzimeve të transportit dhe dokumentacionit

Edhe në momentet më të vështira, Pikellimi GmbH është pranë jush. Ne mbase nuk mund ta zbusim dhimbjen tuaj, por ju mbështesim në të gjitha mënyrat e mundshme. Me Sigurimin në rast të vdekjes  nuk keni nevojë më të shqetësoheni. Ju keni kohë për të jetuar dhe për të shijuar jetën tuaj.

* Një pagesë e vetme për regjistrim ** Varësisht nga mosha

Lirim Ziberi

Geschäftsführer — Vertriebsinnendienst

Fatmir Eljezi

Gebietsleiter - Süd-Ost EUROPA / Aussendienst

Axhere Ziberi

Vertriebsinnendienst / Datenverarbeitung